Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një mjeti lundrues, i cili ndodhej rreth 5.2 milje larg nga bregu.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se pasi u lokalizua mjeti në nevojë, shërbimet e Policisë Kufitare i dhanë ndihmën e parë një pjesëtari të ekuipazhit që kishte dëmtuar dorën nga kontakti me një kavo.
Më pas, shtetasi i dëmtuar u transportua në portin e Vlorës dhe më pas iu dorëzua shërbimit ambulator, për trajtim mjekësor të specializuar.
Njoftimi i Policisë:
DVKM Vlorë-Policia Kufitare i përgjigjet për ndihmë, thirrjes së një mjeti lundrues.
Paraditen e sotme, Salla e Komandimit e DRKM Vlorë mori njoftim për një mjet lundrues që kërkonte ndihmë dhe ndodhej rreth 5.2 milje larg nga bregu, në gjirin e Vlorës. ⚠️????️
Menjëherë u nis mjeti lundrues i Policisë Kufitare. Pasi u lokalizua mjeti në nevojë, shërbimet e Policisë Kufitare i dhanë ndihmën e parë një pjesëtari të ekuipazhit që kishte dëmtuar dorën nga kontakti me një kavo. ????
Shtetasi i dëmtuar u transportua në portin e Vlorës dhe më pas iu dorëzua shërbimit ambulator, për trajtim mjekësor të specializuar. ????????
????Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar për të garantuar siguri dhe për të ofruar asistencë të menjëhershme për çdo qytetar në nevojë. ???????? (A2 Televizion)