Ilir Beqaj i sëmurë, shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit”

Nga Armand Bajrami
3 Prill 2025, 12:40 | Kronikë

Ilir Beqaj i sëmurë, shtyhet seanca për dosjen e

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u bë shkak për dështimin e seancës gjyqësore të së enjtes të dosjes "Sterilizimi" në Gjykatën e Posaçme.

Beqaj nuk ishte prezent në sallën e gjyqit. Përmes një deklarate, ai njoftonte gjykatën se nuk mund të merrte pjesë në gjyq, për arsye shëndetësore dhe kërkonte që seanca të mos zhvillohej pa praninë e tij, shkruan A2 CNN.

Në proces nuk ishte i pranishëm as avokati i Beqajt, Ilir Yzeiraj, por edhe mbrojtësi i të pandehurit Ilir Rrapaj.

Seanca e radhës më 17 prill, ora 12:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos