Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në qeli Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se Apeli i GJKKO-së vendosi mospranimin e ankimimit që kishte bërë Meta, ç’ka rrjedhimisht bën që ish-Presidenti të mbetet në qeli.
Kujtojmë se Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vendimin e datës 13 gusht, kur Gjykata e Posaçme e la në burg ish-Presidentin.
Gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, në 13 gusht e konsideroi të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye ish-Presidenti vijon të mbahet si i paraburgosur në burgun 313. (A2 Televizion)