Një familje e tërë në burg për shkak se vranë dhe tentuan të fshihnin kufomën e kryefamiljarit.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në shkurt të viti 2024 në Shëna Vlash të Durrësit, ku policia gjeti të groposur në kasollen e bagëtive të banesës së tij Pëllumb Metën, mori shkallën e parë të drejtësisë me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Durrësit ndaj tre fëmijëve dhe bashkëshortes së viktimës.
Gjatë gjykimit të tre fëmijët kanë shfaqur pendesë, por e kanë motivuar krimin e tyre ndaj babait me faktin se kanë qenë gjithë kohës nën një presion dhe dhunë psikologjike nga ana e të ndjerit, shkruan A2.
Pikërisht ky është edhe argumenti kryesor i avokates së Hysen Metës, e cila deklaroi ankimin e këtij vendimi.
Ankim në Gjykatën e Apelit pritet të kryejnë edhe avokatët mbrojtës të anëtarëve të tjerë të familjes Meta, të dënuar nga Gjykata e juridiksionit të përgjithshëm të Shkallës së Parë të Durrësit. (A2 Televizion)
