Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 14:55 | Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Expiration”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Si rezultat i hetimeve, u arrestua shtetasi Enea Davidhi, 35 vjeç, banues në fshatin Krutje, Lushnjë, i cili dyshohet se tregtonte produkte bujqësore për mbrojtjen e bimëve me afate skadence të manipuluara, shkruan A2 CNN.

Sipas Policisë, në magazinën e këtij shtetasi në Fushë-Krujë u gjet një sasi e konsiderueshme produktesh, të cilave ai iu kishte shtyrë artificialisht afatin e përdorimit, nga dy në tre vjet pas datës së prodhimit, duke u vendosur etiketa të reja me të dhëna të falsifikuara.

Gjatë kontrollit, shërbimet policore në bashkëpunim me inspektorët e AKU-së sekuestruan edhe qindra etiketa ngjitëse me afate të ndryshuara përdorimi, që do të përdoreshin për të fshehur skadencën e vërtetë të produkteve.

Burime zyrtare bënë të ditur se materiali procedurial i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos