Shqiptarja në Kanada, nënë e 4 fëmijëve, vritet nga ish-partneri. Flet e ëma: Ishte i fiksuar pas saj

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 14:25 | Kronikë

Shqiptarja në Kanada, nënë e 4 fëmijëve, vritet nga

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brampton në Ontario të Kanadasë, ku një nënë e re është gjetur e vrarë në një parking të një qendre tregtare. Viktima, Savannah Kulla, 29 vjeç, me origjinë shqiptare, u qëllua për vdekje nga ish-i dashuri i saj Anthony Deschepper, 38 vjeç, i cili më pas u largua nga vendngjarja duke rrëmbyer vajzën e tyre njëvjeçare.

Policia u njoftua menjëherë dhe gjeti foshnjën në kujdesin e familjarëve të Deschepper në Niagara Falls. Ndërkohë, forcat e rendit nisën një operacion të gjerë për kapjen e autorit të dyshuar. Rreth orës 2:30 të mëngjesit të së mërkurës, policia e lokalizoi Deschepper në një stacion karburanti, ku mbeti i vrarë në vend, pasi një nga policët qëlloi disa herë mbi të. Hetuesit gjetën një armë në vendngjarje, por nuk ka prova që Deschepper ka hapur zjarr ndaj policisë.

Shqiptarja në Kanada, nënë e 4 fëmijëve, vritet nga

Një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, është arrestuar nën dyshimin se ndihmoi Deschepperin duke drejtuar makinën me të cilën po udhëtonte.

Nëna e viktimës, Karen Kulla, deklaroi për mediat se Deschepper ishte “i çmendur pas vajzës së saj” dhe se pas ndarjes së tyre “u bë i rrezikshëm”. “E donte aq shumë sa u fiksua pas saj… deri në obsesion”, tha ajo për median lokale CityNews Everywhere, përcjell A2 CNN. “Nuk e mendoja kurrë se do ta vriste”.

Sipas saj, Savannah i kishte thënë të ish-të dashurit fundjavën e kaluar se “kjo marrëdhënie ka mbaruar” dhe se kishte kohë që ndihej e frikësuar prej tij.

Shqiptarja në Kanada, nënë e 4 fëmijëve, vritet nga

Nëna e pikëlluar shtoi se ish-partneri i vajzës së saj, babai i tre djemve të tjerë të Savannah-s, “kishte shumë frikë për fëmijët sa herë që Deschepper ishte pranë tyre”.

“Më tha rreth para një muaji, “nëse qëndroj me të, do të përfundoj e vdekur”. I sugjerova të merrte udhër mbrojtje por më tha se nuk do të hynte në punë”, shtoi Karen Kulla.

Miqtë dhe familjarët kanë shprehur dhimbjen e tyre në rrjetet sociale, duke e përshkruar Savannah-n si “një shpirt të bukur dhe nënë të përkushtuar”.

Në parkingun ku ajo u vra janë vendosur lule dhe mesazhe ngushëllimi, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si vrasje në kuadër të dhunës në marrëdhëniet intime. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos