
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj ndaj të dyshuarve për abuzime me tenderat te AKSHI. Në arrest shtëpie do vazhdojnë të mbeten drejtoresha e AKSHI-t Mirilda Karçanaj dhe zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi.
Sakaq nuk ndryshojnë masat "pezullim nga detyra" dhe "ndalim i daljes jashtë vendit" për zv.drejtorin për hetimin e Krimit në Policinë e Tiranës Erion Ismaili, si dhe biznesmenët, Gëzim Hoxha, Andis Papa dhe Rogers Rryta.
“AKSHI. Në vendimin e sotëm të Apelit u la në fuqi vendimi i Shkallës së Parë kundrejt: H.D, z. E.I., z. G.H, znj. M.K, z. A.P dhe z. R.Rr dhe vendimin nr. 131, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim, raporton A2CNN. (A2 Televizion)