
I thirrur nga SPAK, Afrim Tola ka dëshmuar sot në seancën për çështjen “Partizani” ku akuzohet Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, pasi në periudhën nga viti 2006 dhe 2008 ai ka qenë drejtor i klubit shumësportësh Partizani. A2CNN ka zbardhur dëshminë ku Tola tha se në klub ka pasur pjesë të zëna forcërisht dhe sa i takon inventarizimit, në 2006 është vlerësuar me shifrën 20 milion lekë. I pyetur a mban mend të ketë nënshkruar një dokument për privatizimin, Tola tha se nuk i kujtohet pasi kanë kaluar shumë vite.
Dëshmia
Afrim Tola (i thirrur nga SPAK): Në periudhën 2006-2008 kam qenë drejtor i klubit shumësportësh Partizani. Staf ka pas 5-6 punonjës, ndërsa pjesa tjetër nuk paguheshin nga shteti.
Sportistë ka pasur pafund, në të gjitha kategoritë. Ne kemi pas një fond shume të vogël, vetëm sportisët elitar paguheshin. Shumicën e sportistëve gjenim mundësia për t’i paguar. Tek volejbolli është rregulluar palestra e volejbollin dhe palestra e mundjes.
SPAK: Te privatizimi çfarë procedure ke kryer?
Tola: Kemi qene një grup pune që jemi ngritur nga ministri për të treguar asetet e klubit. Dhe për të bërë vlerësimin. Nuk më ka kontaktuar njeri kur kam qenë drejtor.
Avokati Klodian Skenderaj: Mbani mend te keni nënshkruar dokument për privatizimin?
Tola: Nuk e mbaj mend kanë kaluar shumë vite.
Avokati: Të ja vendos në dispozicion?
Gjykata pranohet.
Tola: Kemi qene anëtarë të komisionit, dhe kanë ardhur aty për të parë gjë tjetër nuk mbaj mend.
Avoakti: Në çfarë gjendje ishte ambienti?
Tola: I amortizuar përveç atyre që jemi mundur t’i rregullojmë vet, pjesa tjetër ishte e amortizuar nuk kishte as dere.
Avokati: Inventarizimi çfarë përmbante?
Tola: Se mbaj mend se kanë kaluar shumë vite, në atë kohë mbaj mend të kishte familje që i kishin zënë ambientet.
Skenderaj: Keni vendosur shifër konkrete të inventarizimit?
Tola: Totali i vlerësimit ka qenë 20 milion lekë.
Malltezi: A je ne dijeni që ka një shkresë, të 2003 që tregon se shume objekte janë të zëna forcërisht. Dhe ka pasur problem për inventarizimin?
Tola: Nuk e mbaj mend. S’më kujtohet.
Tola: Ju a thashë dhe me para se në klubin shumësportësh “Partizani” ka pasur pjesë të zëna forcërisht. Në 2006 është vlerësuar 20 milion lekë.
Malltezi: A di sa është vlera e privatizimit.
Tola: Nuk e di sa është bërë.
Avokat Sokol Hazizaj: Çfarë detyre bëjë, si fillonte detyra jote.
Tola: Unë merresha me sportistët. Unë nuk jam takuar me njeri në atë kohe nuk e mbaj mend, si emër Fatmir Bektashin e kam dëgjuar nuk e mbaj mend ta kem takuar.. (A2 Televizion)