Arrestohet mjeku imazherist në Fier, i gjenden zarfe me mijëra euro dhe paund në shtëpi

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2025, 10:01 | Kronikë

Arrestohet mjeku imazherist në Fier, i gjenden zarfe me mijëra euro

Pas një hetimi 4 mujor policia në Fier ka finalizuar operacionin policor të koduar “Imazheria”, që çoi në arrestimin e mjekut imazherist në spitalin rajonal të Fierit, Gëzim Taullaj.

Sipas hetimeve, mjeku 66-vjeçar u kap në flagrancë duke marrë para nga një pacient, në këmbim të kryerjes së një ekoje abdominale. Përveçse merrte shuma parash në kundërshtim me ligjin, Taullaj akuzohet se shpërdoronte detyrën, pasi gjatë orarit zyrtar të punës në spital, kryente vizita edhe në dy klinika private në Fier.

Arrestohet mjeku imazherist në Fier, i gjenden zarfe me mijëra euro

Hetimi ndaj Taullajt është zhvilluar në kuadër të procedimit penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia sekuestroi edhe shuma të mwdha parash, përkatësisht 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollarë amerikanë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos