
Policia në Devoll ka shoqëruar në komisariat tre persona. A2 CNN mëson se i shoqëruar është Alti Nallbati, vëllai i deputetit të Partisë Demokratike Bledjon Nallbati, por edhe shtetasit Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.
Mësohet nga burime kofidenciale se këta persona në fshatin Vishocicë kanë keqtrajtuar shtetasin Ilir Topçiu, i cili ndodhej nën masë sigurie “arrest në shtëpi”. Po ashtu burime bëjnë me dije për A2 CNN se autorët e kanë dhunuar Topçiun në mjediset e banesës së tij.
Ndërkohë, policia e Devollit është ende duke kryer kontrolle për mbledhjen e provave dhe ka ngritur një grup hetimor për rastin.
Kujtojmë se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, Alti Nallbati, i njohur si “Duçja” dhe vëllai i tij deputet, Bledion Nallbanti, u përfshinë në një konflikt fizik me një drejtues kamioni në qytetin e Devollit.
Nga pamjet që bën xhiron e rrjetit asokohe, shihet deputeti Bledion Nallbati që godiste me grusht shoferin, ndërsa edhe vëllai i tij u përfshi në konflikt duke dashur ta nxjerrë nga kamioni.
Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë thanë se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga pas. Për të njëjtën çështje, 4 ditë më parë ligjvënësi opozitar u paraqit në SPAK, i thirrur si një person në dijeni. (A2 Televizion)
