Dhunoi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet 32-vjeçari dhe 4 bashkëpunëtorët

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2025, 09:31 | Kronikë

Dhunoi punonjësin e burgut të Fierit, arrestohet 32-vjeçari dhe

Policia në Fier ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili ka dhunuar një punonjës të burgut të Fierit. Mësohet se Elvis Roshi ka pasur për bashkëpunëtorë edhe katër persona të tjerë.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, lokalizuan dhe kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 71”, shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier.  Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim. 32-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka goditur me grushte, për shkak të detyrës, 1 punonjës të IEVP Fier.”

Ermir Peqini, Dorian Cera, Arbit Nure dhe Fabjan Muçaj u arrestuan po ashtu, pasi akuzohen për përkrahje të autorit të ngjarjes.

“Gjatë operacionit, u kapën edhe shtetasit që shoqëronin 32-vjeçarin, E. P., 33 vjeç, D. C., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, A. N., 29 vjeç dhe F. M., 26 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët u arrestuan në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit’”, informon policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos