Arrestohet në Don Bosko 46-vjeçari i dënuar me mbi 5 vite burg në Itali

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 15:47 | Kronikë

Arrestohet në Don Bosko 46-vjeçari i dënuar me mbi 5 vite burg

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Gentian Kadillari (alias Endri Zyli Imeraj) u vu në pranga në rrugën "Don Bosko", raporton A2.

Ai rezulton i dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim nga autoritetet italiane për vjedhje në rrethana rënduese, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa leje të dokumenteve të falsifikuara.

“Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Ëanted 5". Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën "Don Bosko" dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Gentian Kadillari alias Endri Zyli Imeraj 46 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 11 muaj burgim për veprat penale "Vjedhja në rrethana rënduese", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Mbajtja e dokumenteve të falsifikuara" parashikuar nga Kodi Penal italian.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos