
Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin mëngjesin e sotëm.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të fshatit Udënisht, aty ku mjetet janë përplasur për shkak të një manovre të gabuar të njërit prej drejtuesve të mjeteve.
Për momentin nuk raportohen të dëmtuar ndërkohë që policia është ne vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)