
Është arrestuar në Fier Sokrat Vata, 29-vjeçari nga Hasi që dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau 20-vjeçarin francez Miguel Mendes në zonën e Ksamilit në Sarandë. Më konkretisht, mësohet se Vata u kap gjatë një kontrolli policor në zonën e Levanit
I riu francez Miguel Mendes u gjet i pajetë në shezlongët e plazhit, para një lokali në zonën e Ksamilit, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta Sokrat Vata qëlloi me thikë Miguel Mendes, duke i marrë jetën.
Sokrat Vata është një personazh me precedentë të mëparshëm penal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe drogave të forta në Europë. Ndaj 29-vjeçarit ka edhe një vendim gjyqësor fajësie për trafik të narkotikëve nga një gjykatë në Angli. (A2 Televizion)