Vritet me thikë në Ksamil 20-vjeçari nga Franca, arrestohet autori shqiptar

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
18 Gusht 2026, 10:54 | Kronikë

Qyteza turistike e Ksamilit përjetoi një ngjarje të rëndë në orët e para të mëngjesit të së martës ku në ambientet e një plazhi privat u gjet i vrarë një i ri me shtetësi franceze. Nga këqyrja paraprake dyshohet se i riu francez i identifikuar si Miguel Mendes, ishte goditur me mjete të mprehtë të dyshuar thikë, çka mund t’i ketë shkaktuar edhe vdekjen.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, policia e Sarandës ka ngritur grupin e posaçëm hetimor i cili ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj vrasje.

Bëhet fjalë për shtetasin shqiptar Sokrat Vata, 29 vjeç një personazh me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikut të narkotikëve dhe drogave të forta në Evropë.

Tentativa e tij e arratisjes përfundoi në afërsi të Levanit, ku policia e gjeti të dyshuarin për vrasje të fshehur në bagazhin e një automjeti.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se konflikti me të riun francez ka nisur për shkak të një vajze në një lokal.

Të dhënat flasin se Vata e ka nxjerrë të riun jashtë ambienteve të lokalit dhe ne zonën e plazhit, e ka goditur disa herë më thikë duke i shkaktuar edhe vdekjen.

Sakaq policia ka shoqëruar edhe personat që po transportonin të fshehur në bagazh Sokrat Vatën dhe ka nisur marrja në pyetje për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos