
Detaje të tjera janë zbardhur nga ngjarja që tronditi sot Ksamilin, ku dyshohet se 29-vjeçari Sokrat Vata vrau me thikë 20-vjeçarin Miguel Mendez.
A2CNN mëson se fill pas krimit autorin e kanë larguar nga vendngjarja dy turq, një djalë dhe një vajzë. Këta të fundit e kanë futur 29-vjeçarin në bagazhin e një makine dhe më pas janë larguar.
Megjithatë policia kishte futur në përgjim telefonin e autorit dhe me anë të valëve e ka ndjekur deri në Fier, ku e arrestoi.
Po ashtu mësohet se autori i dyshuar punonte si badigard në barin "Proncipot" pranë plazhit, ku ndodhi ngjarja. "Molla e sherrit" ka qenë ngacimi i një vajze nga shtetasi francez, i cili ishte në shoqërinë e disa të huajve.
Një tjetër shtetas i huaj, që ishte në shoqërinë e francezit, ka mbetur i plagosur si pasojë e konfliktit. (A2 Televizion)