
Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i 29-vjeçarit nga Hasi, i cili dyshohet se vrau mëngjesin e sotëm të riun francez Miguel Mendes, në zonën e Ksamilit në Sarandë.
Sokrat Vata u arretsua në Fier Kapet gjatë kontrollit të ngritur në Levan pwr kapjen e tij dhe mësohet se ishte futur ne bagazhin e një makine.
I riu francez Miguel Mendes u gjet i pajetë në shezlongët e plazhit, para një lokali në zonën e Ksamilit, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta Sokrat Vata qëlloi me thikë Miguel Mendes, duke i marrë jetën.
Sokrat Vata është një personazh me precedentë të mëparshëm penal në fushën e trafikut të narkotikëve dhe drogave të forta në Europë. Ndaj 29-vjeçarit ka edhe një vendim gjyqësor fajësie për trafik të narkotikëve nga një gjykatë në Angli (A2 Televizion)