Për herë të parë që nga arrestimi i tij, Ilir Beqaj jashtë kafazit në seancën gjyqësore

Nga Armand Bajrami
21 Maj 2026, 09:40 | Kronikë

Për herë të parë që nga arrestimi i tij, Ilir Beqaj

Për herë të parë që nga arrestimi i tij, Ilir Beqaj, është ulur ditën e sotme në krah të avokatit të tij, jashtë kafazit, në Gjykatën e Posaçme, shkruan A2.

Beqaj sot është për procesin e "Sterilizimit", ku po gjykohet për "vjedhje duke shpërdoruar detyrën", në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Gjykata argumentoi se Beqaj në këtë proces ka masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, se është vetëm një i pandehur dhe se në vijimësinë e procesit nuk është shfaqur ndonjë specifikë që të cenojë sigurinë.

Për shkak të masës së butë ndaj Beqajt tek “Sterilizimi”, as prokurori i çështjes nuk pati kundërshti për nxjerrjen nga kafazi, por i kërkoi gjykatës të mbajë parasysh faktin se masa “arrest në burg” është për një tjetër çështje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos