
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga SPAK, duke pretenduar se procedimi penal ndaj tij është shoqëruar me një sërë parregullsish procedurale dhe shkeljesh ligjore.
“Akuza ndaj meje nuk është bindje e prokurorit. Nga fillimi i procedimit deri 28 maj 2025, ky procedim ka kaluar nga parregullsia në parregullsi. Deklarohem i pafajshëm për akuzën”, u shpreh Beqaj.
Beqaj renditi 16 parregullsi që sipas tij kanë shoqëruar hetimin, duke nisur nga pengesat për njohjen me dosjen hetimore, mungesa e njoftimit të Avokaturës së Shtetit, deri te hetimet që ai i konsideron të kryera jashtë afateve ligjore.
Ai pretendoi se SPAK i ka kufizuar të drejtën për mbrojtje efektive, duke i dhënë vetëm një ditë kohë për të shqyrtuar rreth 700 volume të dosjes hetimore. Sipas Beqajt, hetimet për koncesionin kishin nisur vite më parë dhe ishin pushuar nga Prokuroria e Tiranës, çka sipas tij përbën “gjë të gjykuar”.
Pjesë nga deklarata e Ilir Beqajt në sallën e gjyqit:
Akuza ndaj meje nuk është bindje e prokurorit. Nga fillimi i procedimit deri 28 maj 2025, ky procedim ka kaluar nga parregullsia në parregullsi. Deklarohem i pafajshëm për akuzën.
16 parregullsitë e konstatuara nga Beqaj:
1. Pengesë për mbrojtje efektive.
Spak vendosi një pengesë financiare për marrjen e plotë të dosjes. Të drejtën për tu njohur me akuzë e fitova 1 muaj pas komunikimit të saj, vetëm përmës një vendimi gjyqësor. Vetë Spak mundësinë për tu njohur na e dha vetëm 1 ditë. 700 volume për t’u parë për 7 orë.
2. Mosprani e Avokaturës së Shtetit
Drejtuesi i Prokurorisë, 7 ditë nga regjistrimi i procedimit penal ka pasur detyrim ligjor të njoftojë Avokaturën e Shtetit. Nuk e ka bërë sot e kësaj dite. Kërkojmë që Avokatura e Shtetit të jetë pjesë e gjyqit.
3. Kallëzimi i nismës "Thurje"
Ekziston një ndarje mes denoncimit publik dhe kallëzimit penal. Për të kaluar nga një veprim i lirë në një ndjekje penale duhet që faktet e kallëzuara të jenë të qarta. Mungesa e verifikimeve nga SPAK përbën shkelje. Ky veprim ka sjellë cenimin e sigurisë juridike.
4. Cenimi i sigurisë juridike
Kontrata është lidhur në 2015. Sot kanë kaluat më shumë se 10 vjet. Unë jam edhe sot pa nje vendim të formës së prerë.
Pas 4 ditësh, një OPGJ i Prokurorisë së Përgjithshme referon një material në Prokurorinë e Tiranës ku ngre dyshime se funksionarë të MSh kanë shkelur ligjin. Bazuar në këtë referim, Prokuroria Tiranë ka nisur hetim për 3 kontrata koncesionare.
Më vonë prokurori e pushoi hetimin me arsyetimin se veprimet e pretenduara nuk përbënin vepër penale. Në 8 janar 2020 ne ndodhemi para parimit të gjësë së gjykuar.
5. Prokurori kishte detyrim të bënte veprime paraprake, para regjistrimit të çështjes.
6. Hetim pa autorizim i kryer jashtë afatit.
Veprime konkrete ndaj meje datojnë në dhjetor 2020. Kontroll i llogarive të mia bankare e të familjarëve. Këtë e konsideroj si veprim të parë hetimor dhe gjithçka tjetër e kryer 6 muaj nga kjo date, është jashtë afatit duhet konsideruar e pavlefshme.
7. Paligjshmëri e vendimit të gjykatës për masën e sigurisë (detyrim për paraqitje)
Ministri ka për detyrë përgjegjshmërinë. Sekretari i Përgjithshëm ka përgjegjësinë. Ai gjyqtar thotë që kam shkelur në mënyrë flagrante ligjin, se nuk i mora per bazë ankesën një ankuesi. Por ndërkohë, kishte ndryshuar ligji. Gjyqtari ka thënë që kam pasur udhëtime jashtë shtetit. E di ç'udhëtim? Romë-Tiranë, në një avion me 150 vetë. Të gjitha këto, të servirura në publik, kanë përfunduar gjyqin publik ndaj meje.
Jam personi që sa herë jam pyetur, kam qëndruar më gjatë se çdokush. 10 orë. Perceptimi, sa shumë e keni pyetur.
Nuk jemi njoftuar për një zgjatje hetimi në janar 2023, as unë, as avokati. Ne mund ta kishim ankimuar.
Në përditësim... (A2 Televizion)