
Përmes avokatit Beqaj kërkon pushimin e çështjes, ose pezullimin e saj dhe dërgimin për interpretim në Kushtetuese.
"Beqaj nuk mund të merret i pandehur për akuza që nuk janë formësuar në formën e kërkuar nga ligji. Kërkojmë kontroll incidental kushtetues. Kërkojmë pushim të menjëhershëm të çështjes, pezullim të gjykimit dhe dërgim në Kushtetuese", tha avokati, shkruan A2 CNN.
Për herë të parë që nga arrestimi i tij, Ilir Beqaj, është ulur ditën e sotme në krah të avokatit të tij, jashtë kafazit, në Gjykatën e Posaçme, shkruan A2 CNN.
Beqaj është sot për procesin e "Sterilizimit", ku po gjykohet për "vjedhje duke shpërdoruar detyrën", në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Gjykata argumentoi se Beqaj në këtë proces ka masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”, se është vetëm një i pandehur dhe se në vijimësinë e procesit nuk është shfaqur ndonjë specifikë që të cenojë sigurinë.
Për shkak të masës së butë ndaj Beqajt tek “Sterilizimi”, as prokurori i çështjes nuk pati kundërshti për nxjerrjen nga kafazi, por i kërkoi gjykatës të mbajë parasysh faktin se masa “arrest në burg” është për një tjetër çështje. (A2 Televizion)