
Gjykata e Apelit urdhëron prokurorinë të rinsië hetimet për vrasjen e ish-policia Arben Bilali. Më herët gjykata e Tiranës pushoi hetimin e nisur ndaj Gjergj Cukalit, si i dyshuar për ngjarjen, shkruan A2 CNN.

Gjergj Cukali u arrestua me bujë në 30 maj 2019, 4 muaj pas ekzekutimit te ish-policit, si i dyshuar për vrasjen e Arben Bilalit. Ai u lirua pas tre muajsh, pasi prova kryesore kundër tij, një gjurmë ADN-je e tij në mjetin e vrasjes, u vlerësua si e papërdorshme nga gjykata.
Emri i tij doli pas arrestimit të Arben Tiranës, personi i cili dyshohet se vodhi makinën tip Benz që u përdor nga autorët. Policia arriti të gjente mjetin, ndërsa në brendësi të tij armën tip kallashnikov, por dhe shumë gjurmë, të cilat çuan tek ekzekutori.
Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi është dënuar më herët për trafik droge dhe rrëmbim personi. Më 24 nëntor të vitit 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Cukalin me 10 vite burg për rrëmbimin e Fatjon Demirlikës në vitin 2004, për 100 mijë euro.
Në gusht të 2012 u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi u kap me një pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë. Në, në korrik të vitit 2016, policia shkatërroi grupin e Gjergj Cukalit, që merrej me shpërndarjen e drogave të forta në kryeqytet. (A2 Televizion)