Autobusi përplas 18-vjeçaren me biçikletë, arrestohet shoferi

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 09:32 | Kronikë

Autobusi përplas 18-vjeçaren me biçikletë, arrestohet

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar shoferin e autobusit i cili përplasi mbrëmjen e së dielës një 18-vjeçare e cila po lëvizte me biçikletë.

56-vjeçari Çlirim Shala, shoferi i autobusit, dyshohet se në Rrugën e Kavajës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara.

Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobus, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos