
Skënder Hita vijon me ndryshime të tjera në polici.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se oficeri i karrierës, Altin Lila, është emëruar drejtor i Kufirit në Durrës.
Ndërkohë, Arbër Zemani, nga drejtor kufiri në Shkodër, transferohet drejtor kufiri në Vlorë, ndërsa në Shkodër drejtor kufiri emërohet Agim Basha.
Po sipas të njëjtave burime, ditën e sotme Hita ka firmosur 34 emërime të reja. (A2 Televizion)