Babë e bir me parcelë kanabisi, arrestohen nga policia

Nga A2 CNN
16 Maj 2024, 10:16 | Kronikë

Babë e bir me parcelë kanabisi, arrestohen nga policia

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Krujës, nën akuzën e prodhimit të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Cover”, u bë i mundur arrestimi i shtetasve H. K., 62 vjeç, dhe A. K., 32 vjeç, të cilët kishin kultivuar 30 rrënjë kanabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Brret.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1060 fara të dyshuara narkotike kanabisi.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos