Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Mercenar i Ramës dhe narkoregjimit të tij

Nga A2 CNN
4 Maj 2026, 10:33 | Kronikë

Berisha lexon mesazhin që i la Dumanit: Mercenar i Ramës dhe

Mercenar të Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, e ka cilësuar kreu demokrat Sali Berisha ish-kreun e SPAK-ut Altin Dumani. Në një deklaratë për mediat pas paraqitjes së zakonshme në SPAK si çdo të hënë, Berisha lexoi mesazhin që i la Dumanit.

“Altin Troplinit Hajrit Farrukut Gjokës, se edhe ky është me shumë mbiemra tani, armik i egër i pluralizmit politik, mercenar i Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, drejtësia vonon, por nuk të harron”, mesazhi i Berishës për Dumani.

Berisha u tha gazetarëve se ka bërë një spostim në agjendën e tij duke risjellë në vëmendje pjesë nga vetingu i Dumanit.

“Në faqen 7 thuhet se ka bërë kontratë porosie në vitin 2006 me Andon Pangon (djalin e xhaxhait të gruas) për apartament (dhe zyrë) me 390 €/m². Por një faqe më pas (faqe 8), po vetingu shkruan se në apartamentin që nuk ekzistonte në 2006 ka filluar të banojë që nga 2004 dhe me 390 €/m².

Më pas, Dumani i vuri bodigardin personal si polici private Andon Pangos, kur ky hiqte ata që ua kishte shitur disa herë apartamentin”, lexoi Berisha një pjesë nga vetingu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos