
Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta ka mësuar detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Lezhë. 30-vjeçari Sokol Daci mbeti i plagosur në berberhanen e tij.
Burime policore bëjnë me dije se autoret kane qenë me një makinë Audi A3 dhe tre persona kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt berberhanes aty ku dyshohet se ka qenë objektivi i atentatit, shkruan A2 CNN.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka pasur edhe kundërpërgjigje me armë dhe se objektivi i atentatit më pas është larguar. (A2 Televizion)