Makina përplas humoristin shkodran që po lëvizte me biçikletë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2026, 21:47 | Kronikë

Makina përplas humoristin shkodran që po lëvizte me

Humoristi i mirënjohur Nexho Shabani është plagosur teksa po lëvizte me biçikletë mbrëmjen e së dielës në sheshin “Demokracia” në Shkodër.

Ai është përplasur nga një automjet teksa po lëvizte me biçikletë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për mjekim të specializuar, shkruan A2 CNN.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, “rreth orës 20:05, në sheshin ‘Demokracia’, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve”.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i lënduari ndodhet nën monitorim dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos