Në gati 1 orë e 30 minuta seancë, ku ishte edhe vetë i pranishëm, Veliaj, ritheksoi edhe njëherë faktin se nuk i ishin vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes.
Sipas burimeve, ai refuzoi edhe avokaten kryesisht, duke pretenduar se e kishte testuar dhe kuptuar se ajo nuk e njihte çështjen e tij, shkruan A2 CNN.
Veliaj ka pretenduar, se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq, ndërsa arsyet ligjore të zbutjes së masës, i ka parashtruar avokati i tij, Sokrat Gjermëni. (A2 Televizion)