
Një aksident ka ndodhur rreth orës 9:30 në autostradën Lushnje-Fier, në afërsi të fshatit Bishqethëm.
Një mjet me targa greke është përplasur nga pas nga një fuoristradë. Mjeti me targa greke ka përfunduar në kanalin përbri autostradës, shkruan A2.
Ndërkohë, ka përfunduar në spital drejtuesi i mjetit, i cili ishte emigrant që ishte kthyer nga Greqia në familje. Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar me urgjencë, përveç ambulances, edhe forcat e Policisë Rrugore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se mjeti tip fuoristradë nuk ka mbajtur distancën dhe në momentin që mjeti Opel me targa greke kishte ndezur sinjalin për të dalë në rrugë dytësore, është përplasur nga fuoristrada dhe ka përfunduar në kanal.
Ky aks rrugor mbetet akoma problematik sa i përket aksidenteve rrugore që janë pothuajse të përditshme. (A2 Televizion)