
Është djegur totalisht një makinë tip Benz në rrugën nacionale Berat-Lushnje, në afërsi të fshatit Çukas. A2 CNN raporton se në automjet udhëtonin tre persona të cilët në momentin që kanë parë tym, kanë hapur krahun dhe kanë dalë jashtë duke shpëtuar pa asnjë lëndim.
Është njoftuar zjarrfikësja e Lushnjës, e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve por automjeti është djegur totalisht.
Nga të dhënat paraprake të policisë në vendngjarje shkak i flakëve mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike. (A2 Televizion)