Të dënuarit për vrasje festë me alkool? Drejtoria e Burgjeve reagon pas deklaratave të Berishës: Ja e vërteta

Nga A2 CNN
5 Maj 2026, 21:48 | Kronikë

Të dënuarit për vrasje festë me alkool? Drejtoria e

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar sot pas deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, i cili publikoi një video duke pretenduar se ajo ishte filmuar brenda IEVP Fushë-Krujë dhe ku shiheshin shishe alkooli në ambientet e brendshme të institucionit.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve përmbajtja është e pavërtetë dhe dashakeqe, pasi ambiente të tilla nuk tolerohen brenda IEVP-ve, raporton A2CNN. 

Lidhur me pretendimin e shpërndarë së fundmi nga z. Sali Berisha për një video të paraqitur si ambient brenda IEVP Fushë-Krujë, sqarojmë se përmbajtja është e pavërtetë dhe dashakeqe. Në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale nuk ekzistojnë ambiente të tilla dhe nuk tolerohet, në asnjë rrethanë, prania apo konsumimi i sendeve të ndaluara, përfshirë alkoolin. Pretendime të kësaj natyre synojnë të dezinformojnë opinionin publik dhe të dëmtojnë imazhin e sistemit penitenciar. Gjatë kohëve të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka intensifikuar kontrollet e befasishme dhe masat parandaluese kundër çdo forme paligjshmërie, me rezultate konkrete dhe të verifikueshme. Jemi të ndërgjegjshëm se nuk jemi ende aty ku duam, por vullnetin e kemi të palëkundur. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon denoncimin e çdo shkeljeje dhe bashkëpunimin me autoritetet përkatëse, por dënon shpërndarjen e materialeve të rreme, të cilat cenojnë besimin publik dhe përpjekjet institucionale për forcimin e sigurisë dhe respektimin e ligjit në sistemin penitenciar”, thuhet në reagim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos