
Mungesa e avokatëve dhe disa prej të pandehurve u bë shkak për dështimin e seancës së parë në Gjykatën e Posaçme për një nga fraksionet e dosjes "Revanshi", shkruan A2 CNN.
Në këtë proces janë të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Marklen Haka, Altin Morina, Jozi Kraja, Durim Bami, Oltion Zefi. Në sallë i pranishëm ishte vetëm i pandehuri Jozi Kraja, i cili i qëndroi edhe kërkesës për gjykim të shkurtuar.
Gjergj Mihasi, babai i Erigers Mihasit, i thirrur në cilësinë e viktimës së veprës penale, kërkoi që të mos marrë më pjesë në seanca për shkak të problemeve shëndetësore dhe tha se kishte besim tek vendimi i gjykatës.
Në kushtet kur disa nga të pandehurit mungonin e po ashtu edhe avokatët përkatës GJKKO ndërpreu seancën dhe e shtyu për më 6 maj ora 11:00. (A2 Televizion)