Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i familjes Nikulaj në berberhane

Nga Igli Çelmeta
2 Shkurt 2026, 08:32 | Kronikë
Detaje të reja nga plagosja në Lezhë, një pjesëtar i

Zbardhen detaje të reja nga plagosja mbrëmë në Lezhë.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se objektiv nuk ka qenë berberi 30-vjeçar, i cili mbeti i plagosur.

Brenda në berberhane dyshohet se ka qenë edhe një pjesëtar i familjes Nikulaj. Po ashtu, brenda dyshohet se ka qenë edhe një efektiv policie, i cili ka kundërpërgjigjur ndaj autorëve, shkruan A2 CNN. Ndërhyrja e tij ka parandaluar atentatin. Në dëshminë e tij paraprake, polici ka deklaruar se është gjendur rastësisht në berberhane dhe se ngjarja ka ndodhur shumë shpejt, duke mos arritur t’i shohë autorët.

Dyshohet se edhe një person i dytë ka mbetur i plagosur, por nuk është paraqitur në spital. 

Çfarë ndodhi? 

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Lezhë, në zonën e njohur si kryqëzimi i Rrilës. I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Sokol Daci, pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja. Sipas informacioneve paraprake, ai nuk ka qenë objektivi i atentatit, por është goditur aksidentalisht nga plumbat teksa ndodhej brenda ambientit të punës së tij, ku bashkë me të ndodheshin edhe persona të tjerë brenda në berberhane.

Burime policore bëjnë me dije për A2 CNN se autorët kanë mbërritur me një automjet tip Audi A3 përballë berberhanes. Tre persona kanë zbritur nga makina dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt berberhanes, ku dyshohet se ndodhej objektivi i atentatit, një person tjetër që ishte brenda në atë moment.

Më pas, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka pasur edhe kundërpërgjigje me armë zjarri, ndërsa personi që ishte shënjestër e atentatit është larguar.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ai ka marrë tre plagë, në shpatull, në bark dhe në këmbë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos