Dhunë e kanosje ndaj partnereve, dy të arrestuar në Tiranë

Nga A2 CNN
6 Prill 2024, 09:53 | Kronikë

Dhunë e kanosje ndaj partnereve, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi kanë ushtruar dhunë ndaj partnereve të tyre. Sipas policisë rasti i parë ka të bëjë me një 30-vjeçar, i cili u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Ndërsa një 39-vjeçar ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës ish-të dashurën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. P., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës ish-të dashurën e tij”, njofton Policia.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos