Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër, dëmtohen pjesërisht dy të tjera

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 09:14 | Kronikë

Digjen plotësisht dy banesa në Shkodër, dëmtohen

Një zjarr i shkaktuar nga shkëndija elektrike ka djegur plotësisht dy banesa në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Ahmet Haxhija" të këtij qyteti, shkruan A2.

Sipas policisë, nga zjarri që preku edhe dy banesa të tjera, nuk ka patur shtetas të dëmtuar. Një kalimtar i rastësishëm ka nxjerrë disa të moshuar që ndodheshin brenda ndërtesave. Gjithashtu, ai ka larguar edhe një bombol gazi, duke shmangur shpërthimin e saj.

Zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen për shkak të rrugicave të ngushta dhe makinave të parkuara.

Njoftimi i policisë:

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr dhe janë djegur plotësisht banesat e shtetasve B. K., 80 vjeç dhe S. K., 74 vjeç, dhe janë djegur pjesërisht banesat e shtetasve F. K., 68 vjeç, dhe Sh. Z., 75 vjeçe. Nga zjarri nuk ka patur shtetas të dëmtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos