Një makinë në pronësi të drejtoreshës së Tatim-Taksave në Bashkinë e Vlorës, Anjeza Shiko është djegur gjatë mbrëmjes së djeshme.
“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetases A. Sh., banuese në Vlorë (funksionare e bashkisë Vlorë).”
Policia njofton se kanë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të dyshuar lidhur me ngjarjen.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)