Një makinë ka shpërthyer në flakë në Zvernec, e cila ka qenë e parkuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ndërsa forcat e zjarrfikësve dhe policia janë në vendngjarje për të menaxhuar situatën.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij incidenti, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota. (A2 Televizion)