Katër të pendehur të dosjes “5D” kanë kërkuar veçimin e çështjes së tyre.
Avokatja e Taulant Tushës kërkoi veçimin e çështjes për klientin e saj. “Provat dhe faktet janë të ndryshme për të pandehurit, bashkë me akuzën”, thotë ajo, shkruan A2.
Me të njëjtën logjikë, edhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kërkojnë të gjykohen të ndarë.
Sipas avokatëve, veprat penale për të cilat akuzohen Mariglen Qato dhe Redi Molla (korrupsion pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash), por edhe Nestor Muhametllari, nuk mund të gjykohen në të njëjtin proces, pasi edhe koha e gjykimit është e ndryshme.
Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e mbrojtësve ligjorë. (A2 Televizion)