Dosja “Metamorfoza”, lirohen nga burgu Oltion Bistri dhe ish-prokurori Xhevahir Lita! Behar Bajri dënohet me 13 vite

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 15:37 | Kronikë

Dosja “Metamorfoza”, lirohen nga burgu Oltion Bistri dhe

Janë liruar nga burgu ish-drejtori i Forcave Operacionale në Polici, Oltion Bistri dhe ish-prokurori Xhevahir Lita, të cilët ishin pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’.

Bistri u dënua me 3 vite burg për veprën penale “zbulimi i akteve sekrete”, ndërsa Lita u dënua me 5 vite burg. Të dy përfituan nga gjykimi i shkurtuar dhe Gjykata urdhëroi lirimin e tyre.

Ndërkohë Behar Bajri është dënuar me 13 vite burg, nga të cilat në bazë të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 8 vite e 8 muaj.

Edmond Preka është dënuar me 10 vite burg dhe pas uljes së dënimit, do të vuajë 7 vite burgim. Ndërsa Asmer Bilali dënohet përfundimisht me 5 vite e 8 muaj burgim.

Për dosjen “Metamorfoza” Gjykata e Posaçme ka veçuar çështjen ndaj të pandehurve Ardit Hasanbegaj dhe Pëllumb Gjoka, ndërsa shpalli vendimin për pjesën tjetër të të akuzuarve.

Për dy të pandehurit e veçuar, seanca është caktuar të zhvillohet më 2 dhjetor, shkruan A2 CNN.

Vendimet e gjykatës:

Behar Brajovic dënohet me 13 vite burg, pas përfitimit të 1/3 së dënimit nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuajë 8 vite e 8 muaj burgim në regjim të sigurisë së lartë. (Akuzat: sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjes në dëm të Dorian Duli, Genc Tafili dhe Ibrahim Lici)

Edmond Preka dënohet me 10 vite burg, pas uljes së dënimit, do të vuajë 7 vite burgim.

Asmer Bilali dënohet përfundimisht me 5 vite e 8 muaj burgim.

Oltion Bistri shpallet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike. Për veprën e “zbulimit të akteve sekrete” dënohet me 3 vite burg, të cilat pas uljes përfundon në 2 vite burgim. Gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm.

Xhevahir Lita dënohet me 5 vite burg, dhe pas gjykimit të shkurtuar dënimi përfundon në 3 vite e 4 muaj burgim. Urdhërohet lirimi i tij, nëse nuk mbahet për vepra të tjera penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos