Ekzekutohet me armë 44-vjeçari shqiptar në SHBA, ishte menaxher i një restorantit në Miçigan

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2025, 08:39 | Kronikë

Ekzekutohet me armë 44-vjeçari shqiptar në SHBA, ishte menaxher

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Michigan të SHBA-së, ku një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se një i dyshuar është marrë në paraburgim për ngjarjen, e cila ndodhi në orën 9:38 të mbrëmjes në Prime 7 Bar & Restaurant, 635 Cooley Lake Road, në Commerce Township, përcjell A2 CNN.

Policët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën si Françesk Shkambi, 44 vjeç banues në Howell. Ai u gjet i shtrirë në verandën jashtë restorantit dhe u transportua në një spital lokal, ku më vonë ndërroi jetë.

Shkambi ishte menaxheri i përgjithshëm i restorantit Prime 7. Burimet i thanë FOX 2 se Shkambi kishte marrë një telefonatë, kishte dalë nga restoranti dhe ishte qëlluar.

I dyshuari, i identifikuar si një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, u dorëzua. Sherifi Michael Bouchard tha se i dyshuari dhe viktima e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore përpara se një mosmarrëveshje midis të dyve të përshkallëzohej në ngjarjen fatale. Shkambi u qëllua dy herë. Bouchard shtoi se i dyshuari e rrëfeu krimin dhe arsyen pse qëlloi viktimën, por nuk dha detaje, raporton A2 CNN.

Ekzekutohet me armë 44-vjeçari shqiptar në SHBA, ishte menaxher

Stafi dhe pronari i restorantit u shprehën të tronditur nga lajmi.

“Ai ishte si vëllai im”, tha Frank Gjura, pronari i Prime 7.

“Ai kishte zemrën më të madhe në të gjithë botën. Ai erdhi në këtë restorant ndërsa ne ishim drejt fundit dhe na bëri të gjithëve familje”, tha Alex Crawford.

Natyra e mosmarrëveshjes që çoi në të shtëna është ende e paqartë. Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos