Dosja “Partizani”/ Avokati i Malltezit: Akuza pa bazë ligjore, kërkojmë pavlefshmëri absolute

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 12:46 | Kronikë

Dosja “Partizani”/ Avokati i Malltezit: Akuza pa bazë ligjore,

Në seancën e radhës për dosjen “Partizani”, avokati i Jamarbër Malltezit kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë absolute të akteve të procedimit penal, duke e konsideruar akuzën të pabazuar në ligj.

“Akuza ndaj Malltezit është pa asnjë bazë ligjore. Ai akuzohet për dy vepra penale: korrupsion pasiv, që nuk ka asnjë lidhje me të, pasi Malltezi nuk ka pasur kurrë funksion të tillë, dhe pastrim të produkteve të veprës penale, që po ashtu nuk ka të bëjë fare me të”, deklaroi mbrojtja, shkruan A2 CNN.

Avokati ngriti gjithashtu pretendimin se edhe vendimet gjyqësore të marra gjatë hetimeve paraprake janë të pavlefshme, pasi sipas tij, janë dhënë nga një person që nuk mban titullin e magjistratit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos