Dosja "Partizani", shtyhet për në 31 janar seanca paraprake për Sali Berishën

Nga A2 CNN
20 Janar 2025, 16:18 | Kronikë

Dosja "Partizani", shtyhet për në 31 janar seanca paraprake

Me përfundimin e orarit zyrtar Gjykata e Posaçme ndërpreu dhe shtyu për më 31 janar seancën paraprake ndaj kryedemokratit Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë të dosjes "Partizani".

Ish-kryeministri është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Më 11 shtator të vitit të kaluar prokurorët që po hetojnë dosjen “Partizani” i komunikuan atij akuzën për veprën penale "korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë".

Paraditen e kësaj të hëne kryetari i Partisë Demokratike u paraqit në SPAK për të firmosur, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që vendosi ‘detyrim paraqitje’ për të.

Qindra qytetarë ju përgjigjën thirrjes së tij dhe protestuan pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme në mbështetje të Berishës, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë me dhjetëra efektivë policie u mblodhën para Prokurorisë së Posaçme për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga PD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos