Dosja “Plumbi i Artë”, përplasje në gjykatë mes Nuredin Dumanit dhe Petrit Qolit

Nga A2 CNN
4 Mars 2025, 15:40 | Kronikë

Dosja “Plumbi i Artë”, përplasje në gjykatë mes

Ka vijuar me përplasje seanca për dosjen “Plumbi i Artë” mes të pandehurit të drejtësisë Nuredin Dumani dhe të pandehurit Petrit Qoli. Ky i fundit ka mohuar takimin me Dumanit apo dhënien  e mijë eurove paradhënie, siç pretendon Dumani. Qoli shkon edhe më tej kur deklaron që nëse gjendet një dëshmitar për takimin mes tij dhe Nuredin Dumanit ai do të kërkojë të varet në gijotinë.

Gjatë fjalës së tij Petrit Qoli nuk i kurseu akuzat në drejtim të SPAK, policisë edhe të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanin.

Pjesë nga përplasja në gjykatë

Nuredin Dumani: Festim Qoli më premtoi 40 mijë euro, dhe po ashtu do të përfshihesha edhe në trafikun e kokainës. E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mije euro mi ka dhënë Petrit Qoli, disa ditë pas ngjarjes. 10 mijë euro i mora paradhënie, nga Festim Qoli.

Petrit Qoli: Kush ishte dëshmitar i takimit tonë, pas ngjarjes tek lokali? Një dëshmitar të më gjejë unë dua varje franceze në gijotinë.

Nuredin Dumani: Ky ka ndërtuar xhami, por me hyp majë minares është rrezik se bie poshtë. Ky ka ndihmuar njerëz, po ka ndihmu edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit, por s’ja di emrin atij turkut.  Fatmira Deda që ditën  1 kur u vra Ervis Deda ose Losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.

Petrit Qoli: Kam 3 faqe hyrje kam, po nuk ju binda që jam i pafajshëm atëherë unë jam krijesa me e shpifur në gjithë tokën shqiptare.

Petrit Qoli: Ditën kur ka dëshmuar para jush mos kanë qenë para jush mos kanë qenë sëmurë, ka qenë konfuz, s’ka qenë në rregull. Në seancat e para sytë i shkëlqenin, se shpëtove nga vdekja apo se fute në burg njerëzit që urreje, cili nga këto është i vërtet? Ku ishe ti kur prisje sms nga Agroni?

Nuredin Dumani: Unë e kam sqaruar kam vajtur afër pallatit para se te më vinte sms nga Agroni.

Petrit Qoli: Vetëm atë ditë të ka dërgu sms?

Nuredin Dumani: Jo edhe herë të tjera.

Petrit Qoli: Pse ju ka dështuar plani?

Nuredin Dumani: Nuk ka dështuar plani, thjesht s’kemi qenë gati.

Petrit Qoli: Unë jam kapiten jam kapos, pse s’më kë kërkuar ndihme ti mua, kur dikush me detyrohet mua, unë i nxjerr sytë, pse s’më ndihmon.  Pse nuk i tregon prokurorit që ke lindur me bir në zemër, ka lind me defekt. Verifikojini i nderuar trup gjykues është operuar në Francë nga zemra. Ky e ka babën burrë me vlera, fati i tij i keq, ti je i ndyrë, për ca topa letre ke vra njerëz.

Petrit Qoli: Gabimi rikuperohet duke mos bërë me gabime, mua me vjen keq për ty o idiot. Baba jot është burrë, baba im e gjuajti me grusht, ky është lloj gjarpëri, është i frikshëm. Sa herë të ka rraf Festimi ty, para operacionit dhe pas operacionit të zemrës.

Dumani: S’ka pas shance me më pa jo me më prek.

Petrit Qoli: Thuaj të vërtetën mos gënje. Pse nuk e tregon kodin e motrës që quan për të bërë pazare krimi. Kush ta kërcënoi motrën tek Ministra e Jashtme dhe i dhanë pasaportë diplomatike?

Dumani: Ja ka dhënë shkollimi.

Petrit Qoli: Ti ke pi shampanjë me femra, me lekët që merrje.

Dumani: Ne 2020 kemi pi shampanje dhe bashkë.

Petrit Qoli: Cili ka qene roli, qe ke pas ti mes Festim Qolit dhe Ervsit qe ke pas shoqëri.

Dumani: Nuk kam thënë që kam pas shoqëri me Ervis Dedjan, kam thënë e njoh nga Festim Qoli.

Petrit Qoli: S’ka gjë shpirt se i gjen gjykata.

Gjykata, pse keni kaq shumë informacion per Nuredin Dumanin?

Petrit Qoli: Ky me gonin ishin në të njëjtën rrugicë, ky ishte i mbaruar. I fola moj i fola, këtij por jashtëqitja nuk behet revani mi motra ime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos