Dumani rrëfen vrasjen e Fatmira Dedes: Ajo tentoi të hynte në garazh, por qepeni i mbeti hapur, Talo Çela...

Nga Armand Bajrami
4 Mars 2025, 14:21 | Kronikë

Dumani rrëfen vrasjen e Fatmira Dedes: Ajo tentoi të hynte në

Në seancën e radhës gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani ka rrëfyer vrasjen e Fatmira Dedes në Durrës.

Ai thotë se ka qenë Talo Çela ai që e ka goditur të ndjerën në garazhin e makinës, ndërsa Dumani kishte shkuar me makinë.

“Avokati Ilia Ilia: Në çfarë ore të ka ardhur thirrja nga Agron Qoli?

Dumani: Unë kisha shkuar pak më përpara se të vinte mesazhi dhe isha pozicionuar në afërsi të pallatit.  Mesazhi dhe kodi ishte "erdha".

Agron Qoli: Për çfarë i duhesha unë kur ky po e ruante vet?

Dumani: Ku e dinte ky se ku isha unë?

Unë isha me Talo Çelën aty, në vendin e ngjarjes. Ndeza makinën u drejtova për te garazhi u futa vetëm me makinë. Talo ka hyrë në këmbë.  Garazhi i Fatmira Dedes ishte në hyre djathtas, i pari ose i parafundit. Kur kam hyrë me makinë pashë Talon që po e godiste atë të ndjerën, ajo tentoi të hynte brenda garazhit të saj, por qepeni ngeli i hapur se zonjës i ra qepeni në sup.

Talo e tërhoqi dhe e godiste. E ndjera ka mbetur me fytyrë nga shkallët dhe këmbët nga hyrja e garazhit. E gjitha ka zgjatur shumë pak”, tha Nuredin Dumani.

Agron Qoli: A jeni i sigurt që po tregoni të vërtetën e vrasjes së asaj nëne, sepse dikur keni thënë që jeni ju?

Dumani: Kam thënë të vërtetën.

Agron Qoli: A je ulur me mua për kafe?

Dumani: Jo.

Agron Qoli: A më ke parë mua tek karburanti?

Dumani: Kemi shkuar kur kemi marrë telefonat, por jemi takuar dhe herë të tjera.

Agron Qoli: Keni bërë 3 deklarime të ndryshme deri më tani për punën e telefonave.

Dumani: Të vërtetën kam thënë.

Agron Qoli: Cila ka qenë arsyeja që unë kam dashur të të largoja ti nga lagjia?

Dumani: S’ke bashkëpunuar me mua dhe kushërinjtë e tu.

Dumani: Mos hyni në çështje familjare, se do ju bëj me qaj.

Agron Qoli: Mos më fol mua ashtu, o legen!

Agron Qoli: Kush e mori babin e këtij nga shtëpia dhe e dërgoi tek lokali i Petrit Qolit për të kërkuar fjalë?

Dumani: Ke ardhur disa herë dhe ke thënë "shpërnguluni prej këtu," sepse ishte një festë shumë e nxehtë. Ne nuk ishim fajtore dhe ti e di shumë mirë. Është turpi më i madh të kërkoj falje unë Festim Qolit.

Agron Qoli: Babai yt erdhi me kokë me gungë?

Dumani: Domethënë, e keni marrë peng, ju më keni dhunuar babain tim, është vepër penale, besoj e dini?

Agron Qoli: Unë kam qenë personi që e kam dërguar babin e tij të kërkonte falje. Cili është motivi që më ke përfshirë mua në këtë histori?

Dumani: Ke paguar edhe paratë e varrimit, ti e di shumë mirë.

Agron Qoli: Cili ka qenë motivi që ke vendosur tritol tek djali i xhajes tënd?

Dumani: Tritoli është vendosur dy ditë para se t’ia vendosnim shtëpisë së Talo Çeles. E bëra për t’i trembur këto lepurushta, për t’ju treguar se sot e vendosët, për dy ditë u hakmora.

Agron Qoli: Me nipat e mi, ke pasur konflikte? Për cilat arsye?

Dumani: Nuk kam pasur konflikte me ta. Njërin e njoh.

Agron Qoli: Deri më tani, të kanë dalë 3 konflikte me mua.

Dumani: Jo, unë s’kam pasur asgjë me ty, ke qenë thjesht dërgues mesazhesh.

Agron Qoli: A ke dijeni ku punoja unë në atë kohë kur mendohet se ju kam ndihmuar?

Dumani: Jo, nuk kisha informacione.

Agron Qoli: Po për marrëdhëniet që ke pasur me të ndjerin, ke pasur dijeni?

Dumani: Ti ke shkuar në varrim, të mira do ti kesh pas, ti i ke paguar varrimin me paratë e Festim Qolit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos