Dy muaj pas kësaj deklarate, kur ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi një fytyrë të re për Policinë e Shtetit, këtë të enjte ai prezantoi 12 drejtorët e rinj në qarqe, të cilët u përzgjodhën me konkurs.
Drejtoria e Tiranës, si qarku më i madh në vend, iu besua Elton Alushit, i cili së fundmi mbante postin e zv drejtorit në Policinë e Vlorës.
Durrësi iu besua Vilson Balës, që mbante postin e drejtorit të Operacionales. Bala kryesonte listën me pikëzimin më të lartë gjatë konkursit, 91 pikë në total.
Elbasani iu besua Fatmir Hoxhës. E ndërsa qarku i Shkodrës do të drejtohet nga Fatmir Lleshaj.
Teksa prezantoi drejtorët e rinj në qarqe, ministri Hoxha u ndal pikërisht në këtë qark, duke kërkuar zbardhjen e vrasjes me 4 viktima në Dobraç.
“Drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit do të sigurojnë praninë e strukturave të rendit në çdo cep të Shqipërisë, forcimin dhe lidhjen me qytetarët e me komunitetet dhe reagimin e shpejtë ndaj ngjarjeve kriminale, të mëdha a të vogla. Për shembull një nga ngjarjet si ajo e javëve të shkuara në Shkodër, duhet zbardhur plotësisht dhe autorët duhet të shkojnë prapa hekurave sa më shpejt”, tha ministri.
Pas pikëzimit në konkursin e bërë për herë të parë për zgjedhjen e drejtuesve në qarqe, risi në emërim drejtorësh është emir i Skënder Hitës. Ai u rëndit i 15 në listë me 71 pikë dhe u emërua drejtor i qarkut Fier. Nga lista me pikëzimet më të larta në 12 e parë, nuk mundi të zgjidhej drejtues policie Gazment Shehu.
(A2 Televizion)