Ditën e sotme, në seancën për Safet Gjicin në GJKKO, tre ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë bërë betimin para Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe morën detyrat për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të ish-kryebashkiakut.
Ndër detyrat që atyre ju janë caktuar janë:
- Të përcaktohet gjendja shëndetësore e tij.
- Nëse ai mund ta marri trajtimin e nevojshëm në burg?
- A i rrezikohet jeta nga qendrimi në izolim?
- Në seancën e ardhshme ekspertët do të japin vlerësimin e tyre në 23 dhjetor.
Sipas avokatit Markeljan Jançe, ish kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmardhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.
Kujtojmë se ish-kryebashkiaku është i dënuar me 3 vite burg për skandalin seksual me Alma Kaçin dhe ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.
(A2 Televizion)