Droni zbulon parcelën me kanabis, kultivuesi arrestohet në flagrancë

Nga A2 CNN
5 Maj 2024, 12:58 | Kronikë

Droni zbulon parcelën me kanabis, kultivuesi arrestohet në

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

D.S. u arrestua në kuadër të operacionit të koduar "Plant 2" teksa ishte duke u kujdesur për bimët narkotike që i kishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar në fshatin Picrragë.

Gjatë kontrollit në këtë parcelë, ku për evidentimin e saj u përdor dhe një dron, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 23 bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos