Durrës, bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një marinar

Nga Elitjona Doko
7 Dhjetor 2025, 18:41 | Kronikë

Durrës, bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën

Një marinar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga Azerbajxhani, i cili gjatë kohës që ka qenë duke punuar në bordin e anijes, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, shkruan A2.

Pasi është dërguar për ndihmë mjekësore drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, bluzat e bardha konfirmojnë se nuk ka patur mundësi për t’i dhënë ndihmë, pasi ka mbërritur pa shenja jete.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Anija ka qenë e akostuar në portin e Durrësit, duke shkarkuar mallra gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos