All - Paragraf - 1

Një efektiv policie i “Shqiponjave” është plagosur lehtë me thikë në lagjen nr.1 në Durrës.
All - Paragraf - 3
Sipas policisë dhe dëshmitarëve në vendngjarje, agresori me thikë në dorë ka qenë duke dëmtuar një lokal në lagjen nr.1 dhe policia është njoftuar nga pronari i subjektit lidhur me ngjarjen. Në momentin e ndërhyrjes së efektivëve për ta shoqëruar drejt komisariatit të policisë, agresori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka dëmtuar njërin nga efektivët.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, agresori ka tentuar të plagosë me thikë efektivin në pjesën e brinjëve, por jeleku i policisë e ka mbrojtur policin nga një dëmtim i mëtejshëm. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2