E marta e zezë, vrasje me thikë edhe në Berat

Nga A2 CNN
28 Tetor 2025, 16:52 | Kronikë

E marta e zezë, vrasje me thikë edhe në Berat

Një tjetër vrasje me thikë është regjistruar këtë të martë, pas ngjarjes së rëndë në Durrës ku djali vrau të atin dhe vrasjes së ndodhur rreth një orë më parë në një restorant, në Komunën e Parisit, në Tiranë.

Policia informon se vrasje me thikë është regjistruar edhe në Berat. Sipas uniformave blu viktimë ka mbetur 42-vjeçari nga Tirana, i idenfitikuar si Keli Hoxha. Ndërkohë autori i ngjarjes është identifikuar si shtetasi Kristo Mema.

Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën”, informon policia.

Sakaq, shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij. Po ashtu grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos